E Enjte, 5 Nëntor 2026

BIOLOGJI – Zbulohen viruse gjigantë në akullnajën e Greolandës

KOPENHAGË, 9 qershor /ATSH-ANSA/ – Zbulohen viruse gjigante në shtresën e akullit të Grenlandës: prania e tyre ndoshta rregullon rritjen e algave që shumohen në akull çdo pranverë, duke e nxirë atë dhe duke përshpejtuar shkrirjen e tij.

Nëse kjo hipotezë konfirmohet, ato mund të bëhen një mjet për të zbutur efektet e ndryshimeve klimatike.

Studimi u publikua në revistën Microbiome nga një ekip ndërkombëtar i udhëhequr nga studiuesja italiane Laura Perini në Universitetin Aarhus në Danimarkë.

Viruset gjigante u zbuluan për herë të parë në vitin 1981 në oqeane, ku infektojnë disa lloje algash jeshile: më pas ato u gjetën edhe në tokë dhe madje edhe te njerëzit.

Në mënyrë tipike, këto viruse janë pothuajse një mijë herë më të mëdha se viruset normale dhe madje i kalojnë qelizat bakteriale.

Gjenomi i tyre mund të përmbajë deri në 2.5 milionë gjene në vend të disa qindra mijërave.   /os/

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›