E Martë, 3 Nëntor 2026

BKH dhe policia mësyjnë në bashkinë e Elbasanit, sekuestrohet telefoni i nënkryetares (EMRI)

Byroja kombëtare e hetimit në bashkëpunim me policinë e Elbasanit kanë mësyrë në bashkinë e Elbasanit nga ku kanë sekuestruar disa dosje dhe 6 telefona celular, 2 kompjutera.

Një nga zyrtarët, të cilëve iu është sekuestruar telefoni është nënkryetarja e bashkisë së Elbasanit, Aulona Bylykbashi.

Paraprakisht mësohet se ështe dhënë edhe fletë arresti e cila pritet të ekzekutohet nesër.

Ende mbeten të paqarta detajet e akuzës./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›