E Diel, 1 Nëntor 2026

BKH zbarkon në burgun ku ndodhet Ergys Agasi/ Kontrolle në qelitë e Bradasheshit, sekuestrohen telefona

ELBASAN- Byroja Kombëtare e Hetimit ka ushtruar kontrolle në paraburgimin e Bradasheshit në Elbasan.

Burime  konfirmuan për ABC News se nga kontrollet janë gjetur celularë, por nuk ka ende të dhëna se kujt i përkasin.

Në këtë paraburgim ndodhet edhe Ergys Agasi, i cili u arrestua pak kohë më parë në lidhje me dosjen hetimore të AKSHI-t.

Grupi hetimor po kryen të gjitha veprimet për të identifikuar personat përgjegjës./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›