BM – British Airways pezullon fluturimet e saj drejt dhe nga Izraeli

LONDER, 24 shtator /ATSH-ANSA/ – Kompania British Airways bashkohet me vendimet e linjave të tjera ajrore evropiane dhe pezullon fluturimet e saj drejt dhe nga Izraeli.
Vendimi u morr nga kompania në sfondin e përshkallëzimit të konfliktit në Liban, përveç atij që vazhdon prej gati një viti në Rripin e Gazës palestineze.
Ndalesa, thotë transportuesi i flamurit britanik, është i destinuar të qëndrojë në fuqi të paktën deri të enjten përfshirë. /os/