BM – Një zjarr mbyll aeroportin e Heathrow, 1 300 fluturime të anuluara

LONDËR, 21 mars /ATSH-DPA/ – Më shumë se 1 300 fluturime për dhe nga aeroporti Heathrow u ndërprenë, pasi aeroporti i Londrës u mbyll pas një zjarri në një nënstacion të energjisë elektrike aty pranë.
Mijëra shtëpi mbetën pa energji elektrike dhe më shumë se 100 njerëz u evakuuan pasi një transformator, në nënstacionin elektrik të North Hyde, mori flakë në perëndim të Londrës.
Aeroporti, i cili furnizohet nga nënstacioni ishte ndër ata të prekur nga ndërprerja e energjisë elektrike.
Sipas shërbimit online të gjurmimit të fluturimeve ”FlightRadar24”, mbyllja do të prekte të paktën 1 351 fluturime për dhe nga Heathrow.
Raportohet se kishte 120 fluturime për në aeroport në kohën kur u njoftua mbyllja.
Heathrow është aeroporti më i madh në Mbretërinë e Bashkuar, me mbi 83,9 milionë pasagjerë që kalojnë nëpër terminalet e tij në 2024./ /os/