E Enjte, 5 Nëntor 2026

BM – Numër rekord deputetesh që ulen në Dhomën e Komuneve pas zgjedhjeve

LONDËR, 5 korrik /ATSH-DPA/- Një numër rekord i anetarëve të parlamentit gra do të ulen në Dhomën e Komuneve pas zgjedhjeve të përgjithshme në Britaninë e Madhe.

Deri më tani janë zgjedhur 261 deputete – që përfaqësojnë 40% të Dhomës së Komuneve – dhe numri i tyre mund të rritet ndërsa numërimi vazhdon në të gjithë Britaninë e Madhe.

Shifra kalon rekordin e mëparshëm prej 220 deputete në zgjedhjet e vitit 2019.

Numri i deputeteve është rritur në secilën nga gjashtë zgjedhjet e fundit.

Nancy Astor u bë deputetja e parë që u ul në parlament kur u zgjodh në vitin 1919.

Astor fitoi vendin e Plymouth Sutton në një zgjedhje të pjesshme pasi bashkëshorti i saj u ngjit në Dhomën e Lordëve pas vdekjes së babait të tij.

Ajo u largua në vitin 1945 dhe vdiq në vitin 1964 në moshën 84-vjeçare. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›