E Enjte, 5 Nëntor 2026

BM – Starmer anulon pushimet dhe fokusohet në reagimin ndaj trazirave

LONDËR, 11 gusht /ATSH-DPA/ – Kryeministri britanik, Keir Starmer ka anuluar planet e tij të pushimeve me familjen, pasi qeveria vazhdon të fokusohet në reagimin e saj ndaj trazirave.

Starmer pritej të nisej për një pushim veror në Evropë këtë fundjavë me familjen e tij.

Por, ai do të punojë nga zyra e tij në Downing Street ”Number” 10 në Londër dhe në shtëpinë e kryeministrit ”Checkers” këtë fundjavë dhe javën e ardhshme.

Të premten, Starmer përsëriti se policia duhet të qëndrojë në “gatishmëri të lartë” këtë fundjavë.

Ai u tha medieve se një reagim i përforcuar i policisë pas ditëve të trazirave dhe kalimit të shpejtë të çështjeve nëpër gjykata kishte pasur një ndikim, por mesazhi i tij ishte të qëndronte në “gadishmëri të lartë”.

Më shumë njerëz u paraqitën në gjykatë të shtunën lidhur me protestat e fundit, ndërsa demonstruesit kundër racizmit u mblodhën në qytete duke përfshirë Belfast dhe Edinburg.

Mijëra protestues kundër racizmit u mblodhën gjithashtu jashtë selisë së partisë ”Reform UK” në Londër./  a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›