E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

BM – Starmer dhe Trudeau diskutojnë tregtinë dhe bashkëpunimin mes frikës së tarifave të SHBA-së

LONDËR, 5 shkurt /ATSH-DPA/- Kryeministri britanik, Keir Starmer diskutoi sot me Justin Trudeau rëndësinë e tregtisë dhe bashkëpunimit midis Britanisë së Madhe dhe Kanadasë – mes frikës së tarifave të SHBA-së.

Kanadaja dhe Britania e Madhe janë të dyja të përgatitura për ndikimin e tarifave të mundshme të SHBA-së.

Administrata e Trump konfirmoi planet për të vendosur tarifa prej 25% për importet nga Kanadaja gjatë fundjavës, por më pas ra dakord për t’i shtyrë ato për një muaj.

Presidenti amerikan, Donald Trump tha të hënën se Britania e Madhe kishte “shkelur rregullat” dhe se ai mendon se një marrëveshje mund të përfundohej.

Britania e Madhe dhe Kanadaja pezulluan negociatat tregtare në janar 2024 pasi bisedimet dështuan për shkak të mosmarrëveshjeve për produktet e viçit dhe djathit.

“Në thirrjen e sotme, të dy udhëheqësit reflektuan mbi marrëdhëniet e ngushta dhe historike midis BM-së dhe Kanadasë”, tha një zëdhënës i qeverisë britanike.

“Nga siguria globale te energjia e pastër dhe rritja ekonomike, ata ranë dakord për rëndësinë e vlerave të përbashkëta midis dy vendeve”, shtoi ai.

“Duke diskutuar mbi ngjarjet e fundit globale, kryeministri Starmer tha se mirëpret një bisedë ndërkombëtare mbi rëndësinë e tregtisë dhe bashkëpunimit mes aleatëve dhe partnerëve”, tha zëdhënësi.

Starmer dhe Trudeau diskutuan marrëdhëniet e tyre të forta tregtare me vlerë 26 miliardë paund (32,5 miliardë dollarë) dhe se si së bashku mund të shkonin më tej për të mbështetur rritjen ekonomike.

Ata, gjithashtu nënvizuan angazhimin e tyre ndaj Ukrainës dhe procesit të tranzicionit politik në Siri.

Trudeau do të tërhiqet nga posti i kryeministrit të Kanadasë kur të zgjidhet një udhëheqës i ri për Partinë e tij Liberale në mars. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›