E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

BM – Starmer do të takohet me Trump në Uashington javën e ardhshme

LONDËR, 17 shkurt /ATSH-DPA/- Kryeministri britanik, Keir Starmer do të takohet me presidentin amerikan Donald Trump javën e ardhshme, konfirmoi sot zyra e Starmer, në Londër.

Starmer do të kërkojë thellimin e marrëdhënieve – në vizitën e tij të parë në Uashington, që nga ardhja në detyrë e Trump.

I pyetur javën e kaluar për takimin me Starmer, Trump tha se të dy do të kishin një takim miqësor, shumë mirë”.

Largimi i Trump nga aleatët perëndimorë për qëndrimin e tij ndaj Ukrainës dhe NATO-s, kërcënimi me tarifa tregtare dhe marrëveshja e Britanisë së Madhe për të hequr dorë nga sovraniteti mbi Ishujt Chagos – kanë shkaktuar tensione.

Starmer dhe sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, David Lammy, kanë përsëritur qëndrueshmërinë e “marrëdhënieve speciale” BM-SHBA. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›