E Shtunë, 31 Tetor 2026

BMW, drejt uljes se prodhimit

Kompania e makinave “BMW” po vlereson mundesine per te bere nje shkurtim te metejshem te nivelit te prodhimit dhe te ndermarre masa te reja per uljen e kostove, nese sektori i automjeteve do te vazhdoje te qendroje ne nje situate krize.

Lajmin e ka bere te ditur Ian Robertson, keshilltar i administrates se grupit gjigand dhe pergjegjes per shitjet dhe marketingun.

“Para se te shkojme tek ulja e prodhimit, do te shikojme me vemendje zhvillimin e tregjeve ne javet e ardhshme dhe me pas do te vendosim”, ka deklaruar Robertson.

Grupi prestigjoz automobilistik qe ne nentor uli nivelin e prodhimit, pasi perfitimet e tremujorit te fundit zbriten me 60%.

Robertson ka shtuar se te besh nje parashikim te sakte per vitin e ardhshem eshte pothuajse e pamundur.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›