E Diel, 1 Nëntor 2026

BOTËRORI 2026 – Ronaldo hyn në histori, lojtari i parë që shënon në gjashtë Kupa Bote

HJUSTON, 23 qershor /ATSH-DPA/- Cristiano Ronaldo ka hyrë në historinë e futbollit botëror, si lojtari i parë që shënon gol në gjashtë edicione të Kupës së Botës, pas ndeshjes Portugali-Uzbekistan.

Kapiteni 41-vjeçar shënoi gol në minutën e 6-të, pas një krosimi të saktë nga e djathta i dërguar nga João Cancelo.

Me këtë gol, Ronaldo e çon në nëntë numrin total të golave në Kupat e Botës, të shënuar në turnetë e viteve 2006, 2010, 2014, 2018, 2022 dhe 2026. Goli i parë erdhi më shumë se 20 vite më parë, me një penallti ndaj Iranit.

Kjo ishte ndeshja e 24-ërt në Kupën e Botës për yllin portugez, i cili, së bashku me kapitenin e Argjentinës Lionel Messi, luan në një rekord të përbashkët prej gjashtë turnesh Botërorë.

Messi mban rekordin e ndeshjeve në Kupën e Botës, me 28 ndeshje dhe ka arritur të shënojë 18 gola në total që nga viti 2006, ndonëse nuk ka shënuar në të gjitha edicionet, duke mbetur pa gol në Botërorin 2010.

Ndërkohë, Ronaldo ka arritur në 144 gola në 230 ndeshje me Portugalinë, duke mbajtur rekorde botërore, si në nivel ndërkombëtar ashtu edhe në atë të golashënuesit. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›