E Shtunë, 31 Tetor 2026

BP 5 miliarde usd humbje ne 2010-en

“British Petroleum” ka raportuar një humbje prej 4.9 miliardë dollarësh për vitin 2010, që është dhe viti i parë që del me humbje që prej 1992-shit.

Humbja e konsiderueshme ka ardhur pasi kompania largoi nga llogaria e saj 40.9 miliardë dollarë, si dëmshpërblim për katastrofën ekologjike që shkaktoi në Gjirin e Meksikës.

Humbja krahasohet me një përfitim prej 13.9 miliardë dollarësh të regjistruar në vitin 2009.

Drejtori ekzekutiv i kompanisë, Robert Dudley ka deklaruar se “BP” do të dëmshpërblejë financiarisht aksionerët e saj, duke paguar 7 cent aksionin.

Pagesa e ndarë ishte ndërprerë pas shpërthimit që pasoi me rrjedhjen e naftës në Gjirin e Meksikës.

Fitimet e “BP” gjatë tremujorit të katërt të vitit 2010 ishin 4.6 miliardë dollarë, një e treta më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›