E Enjte, 5 Nëntor 2026

BRANDENBURG – Nisin votimet në shtetit gjerman, garë e ngushtë midis SPD-së dhe së djathtës ekstreme

POSTDAM, 22 shtator /ATSH-DPA/- Votimet kanë nisur sot në Brandenburg, shteti përreth Berlinit, me vëmendje nëse e djathta ekstreme do të sigurojë mbështetjen më të madhe për herë të dytë brenda një muaji, apo nëse socialdemokratët (SPD) do të dalin në krye.

SPD-ja është partia e kancelarit Olaf Scholz, por edhe e liderit popullor shtetëror të Brandenburgut, Dietmar Woidke.

Brandenburgu është i vetmi shtet në ish-Gjermaninë Lindore që është drejtuar nga SPD-ja që nga viti 1990, megjithëse ka qeverisur në koalicione me parti të ndryshme.

Woidke, një inxhinier 62-vjeçar ka pasur detyrën kryesore të shtetit për 11 vitet e fundit.

Pjesërisht falë popullaritetit personal të Woidke, SPD-ja ka mbyllur një hendek prej rreth pesë deri në gjashtë pikë përqindjeje në sondazhe me partinë e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD) dhe e ka kthyer atë në një garë kokë e kokë.

AfD është klasifikuar nga agjencia vendase e inteligjencës në Brandenburg, si një grup i dyshuar ekstremist i krahut të djathtë.

Një sondazh i publikuar të enjten nga transmetuesi publik ZDF tregoi se AfD kishte marrë 28% te votave, kundrejt SPD me 27%.

Në një sondazh të mëparshëm nga një tjetër transmetues publik ARD, partia e ekstremit të djathtë fituan 28% te votave kundrejt SPD-së me 26-27%.

Sondazhi i ZDF tregoi se kristiandemokratët (CDU), të cilat janë partia kryesore opozitare në nivel federal, fituan 14% të votave në Brandenburg ndërsa një parti e re populiste, Aleanca Sahra Wagenknecht (BSW) mori 13%.

Kjo parti, e cila hyri në skenën politike vetëm pak muaj më parë, doli shumë mirë në zgjedhjet e para në Turingi dhe Saksoni më 1 shtator.

Ajo ndjek politikën sociale të krahut të majtë me një qëndrim të linjës së ashpër kundër imigracionit dhe financimit kundër Ukrainës.

Një paraqitje e fortë për AfD dhe BSW do të ishte një lajm i padëshiruar për Scholz, me rënien e mbështetjes për partinë e tij në sondazhe – vetëm një vit përpara zgjedhjeve kombëtare. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›