BRAZIL – Lula da Silva mbështet zgjedhjen e Harris si presidente

BRAZILIA, 10 shtator /ATSH-ANSA/ – Presidenti i Brazilit, Luiz Inácio Lula da Silva, ka shprehur preferencën e tij për nënpresidenten amerikane, Kamala Harris.
“Dashtë Zoti që Kamala të fitojë zgjedhjet amerikane”, deklaroi Lula gjatë një takimi me deputetët e mazhorancës.
Udhëheqësi progresiv brazilian kishte shprehur tashmë kritika ndaj Trump, një aleat i ish-presidentit brazilian Jair Bolsonaro, dhe mbështetje për presidentin në largim të SHBA Joe Biden korrikun e kaluar, përpara se ai t’ia kalonte stafetën Harris.
Lula dhe Biden do të takohen në Nju Jork në fund të shtatorit me rastin e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. /os/