E Enjte, 5 Nëntor 2026

BRUKSEL – BE bën thirrje për shmangien e përshkallëzimit të konfliktit në Liban

BRUKSEL, 30 shtator /ATSH-DPA/- Një takim urgjent i ministrave të Jashtëm të BE-së i zhvilluar online për të diskutuar situatën e përkeqësuar në Liban përfundoi me një apel për uljen e tensioneve dhe për respektimin e ligjit ndërkombëtar humanitar.

“Çdo ndërhyrje e mëtejshme ushtarake do të përkeqësonte në mënyrë dramatike situatën dhe duhet të shmanget,” tha shefi i politikës së jashtme të BE, Josep Borrell, duke folur përmes lidhjes me video.

“Bashkimi Evropian përsërit thirrjen e tij për një armëpushim të menjëhershëm midis Hezbollahut dhe Izraelit”, tha Borrell.

“Zëri i diplomacisë duhet të flasë dhe të dëgjohet nga të gjithë”, shtoi ai. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›