E Hënë, 2 Nëntor 2026

BRUKSEL – BE gjobit Google me tre miliardë euro për shkelje të rregullave antitrust

BRUKSEL, 5 shtator /ATSH-DPA/ – Komisioni Evropian vendosi një gjobë prej 2,95 miliardë eurosh (3,5 miliardë dollarë) për gjigantin amerikan të teknologjisë Google për shkelje të rregullave antitrust të BE-së duke shtrembëruar konkurrencën në industrinë e teknologjisë së reklamimit.

Autoriteti i Brukselit deklaroi se Google kishte shkelur rregullat antitrust “duke favorizuar shërbimet e veta të teknologjisë së reklamimit online në dëm të ofruesve konkurrues të shërbimeve të teknologjisë së reklamimit, reklamuesve dhe botuesve online”.

Komisioni urdhëroi Google “t’i japë fund këtyre praktikave të vetëpreferencës”.

”Hetimi i komisionit zbuloi se Google mban një pozicion dominues në treg me produktet e saj. Kompania ka abuzuar me këtë pozicion që nga viti 2014 për t’u dhënë produkteve të veta një avantazh”, tha ai.

Si rezultat, Google ka shkelur Nenin 102 të Traktatit për Funksionimin e Bashkimit Evropian.

Komisioni Evropian tani po i kërkon Google të ndalojë së favorizuari veten.

”Burimi kryesor i të ardhurave të kompanisë është reklama”, sipas deklaratës së komisionit./  a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›