BRUKSEL – BE miraton ndihmën me vlerë 10,4 miliardë euro për “Air France-KLM”

PARIS, 10 korrik /ATSH-DPA/- Komisioni Evropian njoftoi sot miratimin e masave mbështetëse holandeze dhe franceze me vlerë 10,4 miliardë euro për “Air France-KLM”.
Komisioni fillimisht kishte miratuar ndihmën në maj dhe korrik të vitit 2020 – sipas Kornizës së Përkohshme të ndihmës shtetërore të Covid-19.
Por ajo u anulua nga Gjykata e Përgjithshme në dhjetor 2023 dhe shkurt 2024, duke argumentuar se Komisioni kishte gabuar kur kishte vendosur “Air France-KLM” si përfituesit e vetëm të masave përkatësisht të ndihmës shtetërore franceze dhe holandeze.
“Në këtë vendim, Komisioni ka rivlerësuar masat me Grupin “Air France-KLM: si përfitues të masave franceze dhe holandeze dhe ka arritur në përfundimin se ato do të ishin gjithashtu në përputhje me Kornizën e Përkohshme të Covid-19 ose drejtpërdrejt me Traktatin”, tha Komisioni.
“Air France-KLM” përshëndeti vendimin e ri, por vuri në dukje se vendimi nuk kishte ndikim në ankesat e paraqitura nga Komisioni Evropian, “Air France”, KLM dhe “Air France-KLM” kundër vendimeve të Gjykatës së Përgjithshme të BE-së.
“Gjykata e Drejtësisë së Bashkimit Evropian duhet ende të vendosë për këto ankesa,” tha kompania.