E Hënë, 2 Nëntor 2026

BRUKSEL – BE ofron 22 milionë euro për spitalet e Jeruzalemit që trajtojnë palestinezët

BRUKSEL, 1 gusht /ATSH-DPA/ – Bashkimi Evropian u ka siguruar gjashtë spitaleve në Jeruzalemin Lindor një total prej 22 milionë eurosh (25,1 milionë dollarë) për të mbështetur trajtimin e pacientëve, përfshirë ata nga Gaza dhe Bregu Perëndimor, njoftoi sot Komisioni Evropian.

Pagesa iu bë Autoritetit Palestinez, ku Italia kontribuoi me një milion euro.

Mbështetja financiare synon t’u lejojë spitaleve “të vazhdojnë të ofrojnë shërbime shëndetësore me standarde të larta për pacientët palestinezë” pavarësisht se “janë aktualisht nën presion për shkak të konfliktit të vazhdueshëm dhe sfidave ekonomike të lidhura me luftën në Gaza”, tha komisioni.

“Këto spitale janë një komponent integral i sistemit të kujdesit shëndetësor palestinez, duke ofruar shërbime të specializuara mjekësore që nuk janë të disponueshme në spitalet publike”, tha ai në një njoftim për shtyp.

Që nga viti 2013, BE dhe 27 vendet e saj anëtare kanë mbështetur gjashtë spitalet e Jerusalemit Lindor me mbi 213 milionë euro, sipas shifrave të komisionit./ /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›