E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

BRUKSEL – Kallas: Bisedova me Rubion, BE dhe SHBA janë më të fortë së bashku

BRUKSEL, 28 janar /ATSH-ANSA – Ditën e sotme u mbajt biseda e parë telefonike mes Përfaqësueses së Lartë për Politikën e Jashtme të BE-së Kaja Kallas dhe Sekretarit Amerikan të Shtetit Marco Rubio.

“Bisedë e mirë me Rubion. Ne diskutuam çështje globale ku BE dhe SHBA kanë interesa të përbashkëta, duke përfshirë luftën e Rusisë në Ukrainë, ndikimin malinj të Iranit dhe sfidat e paraqitura nga Kina. BE dhe SHBA janë gjithnjë e më të forta së bashku. Shpresojmë të takohemi së shpejti”, ka shkruar Kallas në X.

Të dy liderët theksuan rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit për çështjet kryesore globale, duke përfshirë luftën e Rusisë në Ukrainë, situatën në Lindjen e Mesme dhe sfidat e paraqitura nga Kina.

Ata ranë dakord për nevojën për të mbajtur presionin maksimal ndaj Moskës për të arritur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrainë. /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›