E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

BRUKSEL – Një pneumoni e rëndë detyron Von der Leyen të anulojë angazhimet

BRUKSEL, 3 janar /ATSH-ANSA/ – Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka anuluar angazhimet e saj për dy javët e para të janarit, sipas zëdhënësit të Komisionit Evropian, Stefan de Keersmaeker.

”Von der Leyen po lufton me një pneumoni të rëndë. Angazhimet e anuluara përfshijnë një fjalim në Lisbonë dhe udhëtimin e planifikuar në Gdansk me rastin e fillimit të presidencës polake të Këshillit, e cila do të zhvillohet në një fazë të mëvonshme”, shtoi ai.

Presidentja e Komisionit Evropian po kryen detyrimet e saj zyrtare nga Hanoveri dhe është në kontakt të ngushtë të përditshëm me ekipin e saj./  a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›