E Enjte, 5 Nëntor 2026

BRUKSEL – Orban konfirmon veton e tij për ndihmën ushtarake të BE-së për Kievin

BRUKSEL, 27 qershor /ATSH-ANSA/- Kryeministri hungarez Viktor Orban, aktualisht, nuk e ka hequr veton për dhënien e ndihmës ushtarake për Ukrainën, që arrin në 6,6 miliardë euro – 1,6 miliardë rimbursime të prapambetura për disa shtete anëtare dhe 5 miliardë euro për vitin 2024.

Budapestit iu ofrua të hiqte dorë – e ngjashme me atë që bëri NATO – por, sipas këshilltarit të Orban, negociatat për këtë janë ende “në vazhdim”.

Për momentin nuk është e qartë nëse një marrëveshje mund të arrihet para përfundimit të samitit të Këshillit Evropian.

Udhëheqësit e BE-së do të diskutojnë gjatë një samiti dyditor – më 27-28 qershor axhendën strategjike 2024-2029, ciklin e ardhshëm institucional, Ukrainën, Lindjen e Mesme, sigurinë dhe mbrojtjen, konkurrencën dhe çështje të tjera.

Gjithashtu pritet të diskutojnë progresin në përdorimin e aseteve të ngrira të Rusisë për të mbështetur Ukrainën dhe rindërtimin e saj.

Ata gjithashtu do të diskutojnë rrugën e Ukrainës drejt anëtarësimit në BE, në funksion të konferencës së parë të anëtarësimit më 25 qershor 2024. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›