E Diel, 1 Nëntor 2026

BRUKSEL – PE mesazh Serbisë: Normalizimi i raporteve me Kosovën, kyç për integrimin

BRUKSEL, 12 korrik /ATSH/- Parlamenti Evropian ka përsëritur se përparimi i Serbisë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian varet nga zbatimi i reformave në forcimin e standardeve demokratike dhe normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

Në një postim informues, institucioni evropian thekson se anëtarësimi në BE është i mundur vetëm përmes respektimit të vlerave evropiane.

Sipas mesazhit, Serbia duhet të vazhdojë reformat në drejtësi dhe demokraci, ndërsa normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën mbetet një nga kushtet kyçe të procesit të integrimit.

Po ashtu, Parlamenti Evropian vlerëson se zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë të domosdoshme për të zgjidhur krizën politike në vend dhe për të garantuar funksionimin e institucioneve demokratike.

Në të njëjtin postim përmendet se Serbia ka statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE që prej vitit 2012. Sipas të dhënave të publikuara, vendi ka rreth 6,6 milionë banorë dhe një Prodhim të Brendshëm Bruto për frymë prej 13 526 euro. /Ad.Ab./

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›