E Hënë, 2 Nëntor 2026

BRUKSEL – Von der Leyen: Liria e shtypit, themel i demokracisë

BRUKSEL, 3 maj /ATSH-ANSA/ – Liria e shtypit është një nga shtyllat kryesore të demokracisë. BE-ja mbron atë që ka rëndësi, përfshirë të drejtën për të marrë informacione të pavarura dhe të besueshme, deklaroi presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen.

”Ligji evropian për lirinë e mediave – Media Freedom Act – ndihmon në garantimin e sigurisë së gazetarëve dhe burimeve të tyre, forcon pavarësinë editoriale dhe mbron organizatat mediatike nga ndërhyrjet e padrejta ose presionet ligjore”, shtoi ajo.

Sot, me rastin e ”Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit” ritheksojmë detyrimin tonë për të mbështetur dhe mbrojtur gazetarët, në mënyrë që ata të mund të kryejnë punën e tyre pa u përballur me presione, kërcënime apo dëme”, p[rfundoi von der Leyen.   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›