E Enjte, 5 Nëntor 2026

BRUKSEL – Von der Leyen mer mbështetjen e përfaqësuesve më të lartë të Parlamentit Evropian

BRUKSEL, 11 qershor /ATSH-DPA/- Ursula von der Leyen ka marrë mbështetjen e disa prej përfaqësuesve më të lartë të Parlamentit Evropian në luftën e saj për një mandat të dytë si presidente e Komisionit Evropian, sipas burimeve.

Gjatë bisedimeve me presidenten e Parlamentit Evropian Roberta Metsola, drejtuesit aktualë të grupeve parlamentare votuan me një shumicë të madhe për riemërimin e Von der Leyen.

Grupet parlamentare kërkojnë që Metsola të mbështesë Von der Leyen në bisedimet e ardhshme midis krerëve të BE-së, të planifikuara të hënën e ardhshme në përputhje me parimin “Spitzenkandidaten”, ose procesin e “kandidatit drejtues”.

Në këtë rast, Von der Leyen, e cila bëri fushatë në emër të Partisë Popullore Evropiane të qendrës së djathtë (EPP), do të ketë mbështetjen e tyre. Metsola është gjithashtu një anëtare e PPE-së.

Grupi liberal “Renew” u shpreh kundër mandatit të Metsola në takim, megjithatë, ai ka qenë prej kohësh kritik ndaj procesit të “Spitzenkandidaten”.

Partia liberale e presidentit francez, Emmanuel Macron është pjesë e “Renew”. Macron në vitin 2019 përmbysi procesin “Spitzenkandidaten” për të mbështetur Von der Leyen për postin e kandidatit kryesor të PPE-së, Manfred Weber.

Presidentja e Parlamentit Evropian, Metsola u takua me krerët e grupeve ndërsa ata organizohen pa humbur kohë, pas dështimit në zgjedhjet e Parlamentit Evropian. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›