E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

BSH do të rishtypë monedhat metalike me prerje 5 lekë dhe 10 lekë

TIRANË, 5 dhjetor /ATSH/ Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë miratoi rishtypjen e  monedhave monedhave metalike shqiptare me kurs ligjor, me prerje 5 lekë dhe 10 lekë.

Ky vendim parashikon rishtypjen e monedhës metalike 5 dhe 10 lekë, me kurs ligjor, me qëllim plotësimin e kërkesave të ekonomisë për para, në vlerë dhe strukturë, si dhe sigurimin e një furnizimi të rregullt me to, për një periudhë disavjeçare.

Emetimi i monedhave ka përfitime të mëdha për individët dhe organizatat financiare, duke përmirësuar sigurinë, lehtësimin e transaksioneve dhe lehtësimin e menaxhimit të financave personale.

Nxjerrja dhe qarkullimi i monedhës kombëtare “lek” është detyrë ekskluzive e Bankës së Shqipërisë. /j.p/

1 nga 2

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›