BSH mban të pandryshuar normën bazë të interesit, Fullani: Kujdes me borxhin
Banka e Shqipërisë mban të pandryshuar normën bazë të interesit, në nivelin 3.75 përqind.
Në një deklaratë për mediat, guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani ka bërë apel për mbajtjen nën kontroll të deficitit dhe borxhit publik.
Banka e Shqipërisë tërheq edhe njëherë vëmendjen për rëndësinë e ruajtjes së ekuilibrave fiskalë dhe kontrollin e deficit dhe borxhit publik në nivele të përballueshme e të padëmshëm për ekonominë shqiptare. Borxhi duhet të reduktohet në nivel të besueshëm, efektiv e transparent theksoi Fullani.
Gjithashtu Guvernatori i BSH-së theksoi se rritja ekonomike në vend ka qënë e ulët dhe nën potencial ndërsa shtoi se konsumi dhe investimet private mbeten të dobta.
Sipas guvernatorit importet janë tkurrur duke kapur shifrën 9.8 përqind ndërsa eksportet kanë ruajtur vlera të larta në masën 18.6 përqind.
Kreu i Bankës së Shqipërisë u shpreh gjithashtu se ecuria e konsumit mbetet e dobët dhe e paqëndrueshme ndërsa çmimet e konsumit do të vijojnë rritjen me të vlera të ulta.
Guvernatori kërkoi gjithashtu vijimin e reformave strukturore në vend që sipas tij do të bëjnë të mundur edhe lehtësimin e konkurueshmërisë.