E Diel, 1 Nëntor 2026

BULLGARI – Një dron, që hyri nga Rumania, shpërthen pranë një tubacioni gazi

SOFJE, 8 gusht /ATSH-AFP/ – Një dron, që hyri sot në mëngjes në Bullgari nga Rumania fqinje, shpërtheu pranë kufirit midis dy vendeve dhe tubacionit të gazit Trans-Ballkanik, i cili lidh Turqinë me Ukrainën, njoftoi kryeministri bullgar Rumen Radev.

“Droni shpërtheu në afërsi të pikës kufitare ‘Kardam’ me Rumaninë, pranë Detit të Zi në verilindje të vendit”, tha Radev.

“Ai ra 1 000 metra nga stacioni i kompresimit të tubacionit të gazit Trans-Ballkanik. Nuk ka viktima”, theksoi Radev në një video të publikuar nga qeveria në mediet sociale./ a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›