E Shtunë, 31 Tetor 2026

Babai hedh foshnjen nga dritarja

Një ngjarje e rëndë që tronditi Tiranën mbrëmjen e së hënës ka shokuar opinionin e gjerë. Babai hodhi nga kati i katërt i Maternitetit “Koco Gliozheni” foshnjën e porsalindur.

Burime të policisë së kryeqytetit tregojnë se foshnja ishte tre ditëshe dhe e seksit mashkull.

Blutë e Tiranës thanë se i dyshuari për ngjarjen është Hysen Biba dhe se policia u vu ne ndjekje për kapjen e tij.

Në kryeqytet u ngritën disa postoblloqe, ndërsa në operacion u përfshinë edhe forcat e ndërhyrjes së shpejtë.

Mësohet se ngjarja ndodhi në momentin kur nëna nuk ishte në dhomën e maternitetit dhe foshnja ndodhej vetëm me të atin.

Pasi e hodhi të miturin nga dritarja e maternitetit në katin e katërt, babi u largua me automjetin e tij.

Mjekët u përpoqën t’i shpëtonin jetën foshnjës, por ajo nuk mundi të mbijetojë për shkak të lartësisë së madhe nga ku u hodh.

Policia po heton për shkaqet që kanë cuar babain të ndërmarrë këtë veprim, ndërsa thuhet se para se të ndërmerrte këtë akt, ai kishte debatuar me bashkëshorten.

Ndërkaq nëna e shokuar nga ky veprim është nën kujdesin e mjekëve dhe psikologëve në Maternitet.

Paraprakisht thuhet se babai vuante nga depresioni.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›