Babai i Fernandez: Francezët në 2018-ën talleshin me gjatësinë

Raul Fernandez i ka dalë në krah të birit duke hedhur poshtë akuzat për racizëm. Sipas babait të mesfushorit të Çelsit kemi të bëjmë me një interpretim të gabuar të asaj që ndodhi.
“Unë e njoh tim bir. Ai nuk është ai që sot bota e përshkruan si racist. Mendoj se kemi të bëjmë me nje keqkuptim pasi europianët nuk e kuptojnë folklorin tonë në futboll”, tha Raul Fernandez.
Më tej ai u hodh në sulm duke thënë: “Në 2018 Franca tallej me gjatësinë e Mesit, por askush nuk u ofenddua”.