E Diel, 1 Nëntor 2026

Babai i balerinës së vrarë:Nuk kam çe dua jetën pa vajzën, të kapet autori

Sonila-Tafa-2-263x320“Të kapet autori i vrasjes së vajzës sime. Nuk kam ç’e dua jetën pa të”.

Këto janë fjalët e babait të balerinës që humbi jetën afro tri javë më parë . Riza Tafa e ka shumë të vështire që të fshehë dhimbjen për humbjen e vajzës së tij të vogël, Sonilës.

Ka qenë ora 03:10 e mëngjesit kur më ra telefoni. Ishte vajza ime e madhe dhe më tha: “Babi, jam Sajmira. Jemi në Spitalin Ushtarak, se Sonila nuk është mirë, është helmuar se ishte në një ditëlindje”. U nisa për në spital dhe atje më thanë se çfarë kishte ndodhur. Sonila kishte ndërruar jetë në vend. Plumbi i kishte hyrë në një anë të kokës dhe i kishte dalë në anën tjetër.- tegon ai.

Ai rrëfen për ngjarjen: Po më thanë që kishte nisur një konflikt mes dy tavolinave në lokalin ku ishte edhe vajza ime. Sonilën e kishte ftuar shoqja e saj e ngushtë atë natë për të dalë. Vajza ime nuk kishte lidhje me asnjë prej djemve në tavolinat ku u zhvillua sherri. Më thanë që ishin zënë një grup të rinjsh dhe autori i ngjarjes bashkë me shokët që kishte në tavolinë ishte larguar, për t’u rikthyer sërish më vonë. Në media ka dalë që ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, por kjo nuk është e vërtetë, sepse në orën 04:00 kam qenë unë në spital, vrasja ka ndodhur nga ora 23:00. Më thanë që Sonila ka qenë jashtë në ato momente bashkë me grupin e shoqërisë së saj, me të cilët ka qenë edhe grupi i truprojave. Autori i ngjarjes, pasi ka ikur, është rikthyer me makinë pa targa dhe ka qëlluar në drejtim të grupit dhe jo në drejtim të derës së lokalit. 

Babai rrëfen se ndonëse i është kërkuar të pajtohen me familjen tjetër ai nuk ka pranuar.

Ata kishin futur një mik të përbashkët për të na kërkuar që të vinin të pinin një kafe. Por ne nuk pranuam, si mund ta fal unë vrasësin e vajzës sime? Jam shumë i indinjuar me shtetin dhe forcat e policisë, të cilët nuk po e kapin vrasësin e vajzës sime. Nëse shteti nuk vendos drejtësi dhe nuk e arreston, unë do e gjej vetë dhe nuk do e lë të gjallë, edhe sikur të mos jetoj më, edhe sikur ta kërkoj në skajin më të fundit të botës, shprehet babai i indinjuar me policinë pasi kanë kaluar afro 20 ditë  dhe autori nuk është gjetur se ku fshihet.

Ai tergon për GSHnë se si kanë qenë marrdhëniet e tij me të voglën Sonilën.

E doja shumë Sonilën dhe nuk më besohet se ajo nuk është më. Atë ditë doja që të futesha unë në arkivol në vend të saj, që ta mbaja në gushë. Sonila ishte tip i qeshur, i dashur, kishte shumë ëndrra, por ëndrra e saj më e madhe ishte baleti dhe që t’ua mësonte atë vajzave të vogla. Ajo e ka nisur baletin që në moshën 10 vjeç dhe mbaj mend që kur vinte nga provat, unë e ndihmoja me ushtrimet në shtëpi. Më duket sikur do të hyjë sërish nga dera dhe unë do të shkoj për ta përqafuar dhe ta puth në ballë -pohon Rizai./A.XH

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›