E Diel, 1 Nëntor 2026

Babai i jep një ndëshkim ekzemplar djalit të tij (FOTO)

Share

Çfarë mund të bëjë një prind nëse kap djalin e tij duke vjedhur? Alternativat janë disa, por kjo është ekzemplare. Një baba nga Denveri, SHBA, e ndëshkoi djalin e tij pasi kishte vjedhur 100 dollarë nga kushëriri. Joseph Gonzales e detyroi djalin e tij 12 vjeçar të dilte në rrugë duke mbajtur në dorë një pankartë ku shkruhej: Jam hajdut, kam marrë para nga një anëtar i familjes.

Jose qëndroi në rrugë për pesë orë, por babai nuk është mjaftuar me kaq e thotë se do e nxjerrë në rrugë sërish për një ditë të tërë.

Por nëse dikujt i vinte keq për Jose-n, poshtë në pankartë ishte shkruar: Mos më jepni para

Gonzales, që e ka rritur i vetëm djalin, thotë se ndëshkimi do e ndalojë atë që të vjedhë sërish. Ai është një djalë i mirë. Kjo është hera e parë që bën diçka të tillë. Shpresoj të jetë e fundit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›