E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

‘Babai iku krenar Hashim’, Rama reagon për ndarjen nga jeta të babait të Hashim Thaçit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjete sociale për ndarjen nga jeta të Haxhi Thaçit, babai i ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

‘Babai iku krenar Hashim’ shkruan Rama, ndërsa ndan një foto të Hashim Thaçit dhe babait të tij.

Haxhi Thaçi ka qenë i shtruar në spital, për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore.

Vetëm disa ditë ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, vizitoi të atin e tij, pasi u lejua nga Haga.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›