“Babai im din më shumë se Mourinho”

Andrea Mancini, djali i Roberto Mancinit ka dekalaruar se babai i tij ka aftësi më të mëdha se Jose Mourinho. Andrea, futbollist i skuadrës spanjolle Valladolid thotë se babai i tij ka diçka më shumë se Mourinho.
”Babai im ishte lojtar për shumë vite, që do të thotë se ka përvoj më shumë se Mourinho. Ai ka përparësi ndaj Mourinhos pasi që është më psikolog, më motivues dhe di të bëjë menagjimin e lojtarëve. Ata që e kritikojnë babain tim, nuk e njohin futbollin pasi që ai e ka bërë Cityn kampion pas 44 vjetësh” deklaroi Andrea Mancini.
Mancini junior ishte lojtar i Interit dhe Manchester Cityt, ndërsa këtë vit i është bashkuar Valladolidit./Indeksonline/