E Enjte, 5 Nëntor 2026

Babai plagosi 15-vjeçarin me thikë, flet xhaxhai: U zunë për telefonin, nipi sot nuk shkoi në shkollë

Një sherr mes babë e bir ka ndodhur këtë mërkurë në Maliq. Sherri degradoi në përdorimin e thikës, pasi babai plagosi me thikë të birin 15-vjeçar. Xhaxhi i të miturit, Luan Çuka ka treguar se djali nuk ka pranuar të shkojë në shkollë dhe këtu ka nisur sherri. I ati i ka thyer telefonin 15-vjeçarit,

Sot më thanë për ngjarjen. Nipi u zu me të atin për një telefon. 15 – vjeçari shikonte Tik Tok dhe i ati ia theu telefonin. Djali sot nuk shkoi në shkollë.  Nipi është në spital. Më thanë i ati e ka plagosur ne thikë afër veshkave”, ka thënë ai.

15-vjeçari ndodhet në spital ku edhe po merr trajtim mjekësor.

Gjithashtu për mediat ka folur edhe banorë të tjerë të zonës, të cilët janë shprehur se janë një familje e rregullt dhe se prindërit punojnë në bujqësi.

“I mituri ishte fëmija i vetëm i çiftit i cili vazhdonte studimet në Shkollën Profesionale Bujqësore në Korçë Fqinjët nuk i njohin si familje problematike”, ka thene fqinjet.

Autori i plagosjes Shpëtim Çuka njihej nga banorët si person pa probleme. Po ashtu edhe 15 vjeçari ishte  fëmijë që shkonte rregullisht në shkollë  dhe kishte rezultate të mira.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›