E Martë, 3 Nëntor 2026

“Babai yt ka vdekur, çfarë do bësh me mua tani?” Pastori Pano tregon kur e kuptoi “thirrjen” e Zotit

Ishte pikërisht momenti më i vështirë i jetës së tij që e bëri pastorin, Akil Pano, të kuptonte “thirrjen” e Zotit.

Në emisionin “Quo Vadis”, ai tregoi se teksa ndodhej në ambulancë me të atin që kishte humbur papritur ndjenjat, dëgjoi një zë të brendshëm, si kurrë më parë.

“Si mund të ndryshojë jeta e një njeriu në një minutë, po ëndrrat tona, po planet tona si do të shkojë kjo histori, çfarë do të ndodhë tani? Në ato momente kur unë isha nën këtë presion mendimesh, nën këtë presion zërash mendimesh, dëgjoj një zë krejt tjetër nga zëri im i mendimeve, aty ku mendojmë se mbase dëgjojmë zërin e dikujt, por në fakt dëgjojmë zërin e ndërgjegjies e mendimeve tona. Dëgjoj një zë krejt ndryshe, 32 vite më parë, s’do e harroj ndonjëherë. Zëri më tha pikërisht këto fjalë: Babai yt ka vdekur, çfarë do bësh me mua tani? Nuk po e kuptoja sepse po shikoja që mjeku po vazhdonte dhe po përpiqej të jepte ndërhyrjen për të shpëtuar babain tim. Ndërkohë, po shkonim drejt spitalit dhe po uroja të mbërrinim sa më shpejt, por ky zë po më thoshte se babi yt ka vdekur, çfarë do bësh me mua? Punë sekondash dëgjoj përgjigjen edhe e dija se ishte zëri im, i mendimeve, i shpirtit, i botës time të brendshme: O zot unë nuk po të fajësoj ty për çfarë po ndodh me mua tani, për çfarë po ndodh me babain tim”, tha ai duke theksuar se më pas nisi të qante.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›