E Enjte, 5 Nëntor 2026

“Babalja”/ Shtyhet për të disatën herë çështja e Salianjit në Apel

Është shtyrë për të disatën herë gjyqi në Apel për dosjen “Babale”, ku i pandehur është deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji.

Ky i fundit ishte i pranishëm në seancë, por në nisje të saj, ai kërkoi përjashtimin e relatores Edlira Petri.

Salianji tha se gjyqtarja Petri, është në konflikt interesi, për shkak të bashkëshortit të saj, Sokol Sadushi, në Gjykatën e Lartë. Deputeti shtoi se relatorja Edlira Petri është përfshirë edhe në debatin e Partisë Demokratike, për çështjen e vulës.

Salianji akuzoi gjyqtaren, se e kishte nxjerrë datën e gjykimit në kundërshtim me kodin.

Tashme pritet që një tjetër gjyqtar, të vendosë nëse do të pranojë apo do ta rrëzojë kërkesën e bërë nga deputeti i opozitës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›