Baçe: Tentativa për eliminimin tim kur isha gazetar që shkoi deri te Berisha

Akademiku Apollon Baçe ka rrëfyer në studion e Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, një incident gjatë viteve të para të demokracisë.
Ai tregoi se kishte marrë kërcënim për jetën për shkak të një artikulli që kishte shkruar për një oficer policie.
Ndërsa theksoi se fjalët për këtë gjë kishin shkruar deri te Berisha, i cili më pas e ka marrë në mbrojtje.
Pjesë nga biseda:
Borakaj: Si ishte historia, ku e mësuat që donin t’u eleminonin fizikisht?
Baçe: Ishte në kohën e demokracisë. Ishte një artikull ku Agim Shehu vrau dikë pa armë. U fut në një bankë aty, dhe ky e eliminoi, ka qenë i policisë dhe unë i bëra një artikull të egër.
Borakaj: Sepse ti në atë kohë ke qenë gazetar.
Baçe: Më thoshin ti kriminel jo, nuk je. Nëse unë nuk shkoi natën po them këtë gjë që je ti që më ke eleminuar. Vajti ia tha Berishës, e pyeti ku punon? Është korrespondent i një radio të huaj, ka grada shkencore. Fundja i tha flet atë që mendon.
Borakaj: I tha Berisha?
Baçe: Po, Këtë gjë ma dëfeteu sekretarja e Berishës që ishte kushëria ime, ka vdekur, nuk jeton më.