E Martë, 3 Nëntor 2026

Baçi: Shanse zero që Bardhi të bëhet kryetar

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi në emisionin “3D” nga Alban Dudushi u shpreh se z. Bardhi i ka shanset zero që të jetë kryetar i Partisë Demokratike.

“Partia Demokratike është në fazën e saj më të lartë se po diskutohet për atë në gjitha panelet televizive duke bërë lajm”, tha ai. 

Në analizën e vetë, deputeti i PD-së i dal në qarkun e Fierit,  Luan Baçi tha se edhe Sali Berisha, dhe pse duket i fuqishëm, nuk mund të vendos z. Bardhi në krye të partisë.

“Z. Bardhi është Kryetar i Grupit Parlamentar i zgjedhur nga deputetët të dal nga PD.  Shanset janë zero që Bardhi të jetë Kryetar i Partisë Demokratike.  Nuk e ka në dorë këtë as z. Berisha që të vendos z. Bardhi për Kryetar, mund të duket i fuqishëm por Berisha nuk e ka këtë  fuqi”. 

Por sipas tij, këtë e vendosin anëtarët e PD-së, dhe askush tjetër.    

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›