E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bad Boys 4 te rinj ne pranga

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë njoftoi të mërkurën se ka ndaluar gjatë një operacioni të koduar me emrin “bad boys” katër të rinj, dy prej të cilëve 15 vjeç.

Sipas njoftimit, ndalimi i tyre është bërë pasi akuzohen për vjedhje të bankave jashtë Shqipërie, në shuma të mëdha që kalojnë disa miliona euro.

Me anë të viruseve kompjuterike, ata kanë thyer masat mbrojtëse të llogarive bankare në internet të klientëve të bankave të disa shteteve.

Ndërkohë, drejtori i policisë së Tiranës, Bernard Çaushaj, në një deklaratë për mediat bëri të ditur se u arrit të identifikohej autori i vrasjes së tregtarit Petrit Kurti, në gusht të këtij viti, në pastiçerinë “Nelaj”.

Autori i dyshuar është shtetasi Jashar Meta, 27 vjeç, i cili ishte arrestuar më parë për rrahjen e gruas së tij. Sipas kreut të policisë së Tiranës, vrasja u krye për motive grabitjeje.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›