E Diel, 1 Nëntor 2026

Badlands, pejsazh kodrash të rrubullakta dhe lëndinash me bar

Parku Kombëtar Badlands prej rreth një mijë kilometra katrore kodrinash të rrumbullakta shkëmbore e lëndinash me bar është një pejsazh tejet i larmishëm si në asnjë vend tjetër në Shtetet e Bashkuara.  Me një histroi 11 mijë vjeçare dhe me një shtrat fosilesh që datojnë nga 23 deri në 35 milion vjet, ai përbën zonën më të pasur të botës me gjurmët e qënive të gjalla.  Në serialin Parqet Kombëtare të Amerikës do tju sjellim sot pamje nga Parku Badlands në Dakotën e Jugut.

Edhe njerëzit më të ashpër të zonave të thella sfidohen nga vende si ky.  Një ferr i vërtetë, tokë e djegur tërësisht nga zjarri.  Kështu e përshkroi gjeneral Alfred Sully këtë rajon të Dakotës së Jugut kur u dërgua atje në vitet 1880-të. Edhe tributë e amerikanëve autoktonë të Dakotës i shmangeshin këtij vendi.  Ata e quajtën atë Maka Chiga, Badlands, tokat  e këqia.  Dhe këtë emër mban ky vend deri më sot.

Dikur, në kohët antike, ky ishte tabani i një deti kontinental.  Pastaj ai u ngrit, shkau dhe më në fund u tha nga të njejtat forca titanike që formuan Malet Shkëmbore rreth 65 milionë vjet më parë.

Këto ujra gërryen kanionet dhe mesat e gdhendura nga era janë një rast klasik i studimit të erozionit që vazhdon ti ndryshojë ato.  Çdo rrjedhë tëposhtë ndryshon formën e rrëzave të shkëmbinjve të thepisur të Parkut Kombëtar Badlands.

Ky është një nga pejsazhet e botës që po shpërbëhet më me shpejtësi.  Eventualisht thepat shkëmbore do të bien, rëpirat e zhveshura do të zhduken dhe gjithë kjo zonë do të kthehet në një fushë të gjerë.  Por ky proces transformimi do të marrë disa miliona vjet.

Vizitorët e sotëm mbeten shpesh të mahnitur se fosilet e kuajve, krokodilëve dhe breshkave të mëdha të detit janë pjesë e këtij pejsazhi të rreshkur. Mace të egra dhe krijesa të tjera që janë zhdukur prej kohësh endeshin këtu shumë vjet më parë. Sot, një tjetër kafshë e Amerikës së vjetër endet në Badlands dhe ky është bizoni.

Në vend që të braktisej dhe harrohej, ky pejsazh i çuditëshëm pret mijëra vizitorë çdo vit.  Shumë prej tyre bien dakord me Theodore Roosevelt-in kur vinë këtu, i cili dikur kishte një fermë në Badlands të Dakotës së Veriut, të cilën e kishte përshkurar si një vend plot kuriozitete, me një bukuri fantasitike në llojin e vet.

Madje, arkitekti i famshëm, Frank Lloyd Wright, gjeti spiritualitetin në piramidat, thepat dhe majat e  Badlands.  Sipas fjalëve të tij Këtu për herë të parë materia është plotësisht në gjendje të lirë dhe lidhja me atë që njeriu shpesh e quan zot është e pashmangshme këtu.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›