E Diel, 1 Nëntor 2026

Bagdad, dy shpërthime të fuqishme në administratat shtetërore, vriten 90 vetë

Bagdad, 25 tetor NOA Të paktën 90 persona kanë gjetur vdekjen dhe më shumë se 100 të tjerë u plagosën sot si pasojë e dy shpërthimeve që ndodhen në Bagdad.

Shpërthimet e njëpasnjëshme që ndodhën në harkun kohor prej dy minutash dyshohet se kishin për qëllim qeverinë.

Lajmi është bërë i ditur nga autoritetet e kryeqytetit irakian të cilat njoftuan se autobombat shpërthyen para Ministrisë së Drejtësisë dhe selisë së administratës rajonale të Bagdadit.

Për pasojë u vranë 90 persona dhe u plagosën mbi 100 të tjerë ndërsa bilanci pritet të rritet.

k.k/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›