E Diel, 1 Nëntor 2026

Bajame të helmuara në treg/ AKU: Mbi një ton bajame me acid hidrocianik janë shitur

Nëse keni blerë bajame që në etiketë shkruajnë “BLANCHED ALMOND EXTRA FINE”  dhe kanë datë  skadence 22 tetor 2026 mos I konsumoni.

Autoriteti Kombëtar I Ushqimit thotë se është njoftuar nga  autoritetet europiane se në një lot të tij  kanë  gjetur prani të lëndës toksike,  acidi  hidrocianik  mbi vlerën e lejuar,  që përbën rrezik për shëndetin e njeriut.

Produkti ka origjinë nga Spanja dhe në vendin tonë importohet nga  Albania Smart Distribution, SHPK dhe Alta Group.

Autoriteti Kombëtar I Ushqimit thotë se sasia  e importuar  prej 1100 kg nga  “Albanian Smart Distribution” dhe “N.N” ka rezultuar e shitur tek konsumatori fundor.

Ndërsa nga sasia prej 100 kg bajame e importuar nga subjekti “ALTA GROUP”, 42 kg janë bllokuar dhe do të asgjësohen. Ndërsa  58 kg janë shitur.

AKU i bën thirrje konsumatorëve që në rast se e kanë gjendje këtë produkt ta kthejnë pranë pikave ku e kanë blerë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›