Bajerni i “pushtuar” nga Covid, mundet në shtëpi nga M’gladbah

Nën borën e një Allianz Arena me dyer të mbyllura, fitorja e gjashtë radhazi nuk arrin për kampionët e shumëfishtë të Gjermanisë në detyrë, pa disa titullarë për shkak të Covid. Vendi i parë mund të jetë -6 nga Borussia Dortmund, nëse verdhezinjtë do të jenë në gjendje të fitojë nesër në Frankfurt. Monchengladbach shkoi 2-1 dhe u ngjit në mes të tabelës me 22 pikë.
Gjithsesi, në këtë sfidë bavarezët arritën të shënojnë të parët në avantazh, në minutën e 18-të. Muller shërbeu nga e djathta pa parë Lewandowskin, i cili me një driblim shmang Elvedin dhe mposht Sommerin me një gjuajtje të shkëlqyer me të djathtën.
Megjithatë, përmbysja që vendasit detyrohen të pësojnë mes 27’ dhe 31’ është e bujshme: fillimisht Neuhaus godet nga dy hapa me të djathtën në fluturim, duke mposhtur Ulreich pas gabimeve të Sule dhe Kimmich, më pas, në goditje nga këndi nga Netz, Lainer gjen golin e fitores.
Në pjesëm e dytë Bayern u përpoq të gjejë golin e barazimit, por Lewandowski u ndal dhe nga shtylla. Mbyllet 2-1, Bayern bie në shtëpi, fitorja i takon M’Gladbach.