E Enjte, 5 Nëntor 2026

Bajerni nuk ndalet, 5 gola Shtutgartit

Bayern Munich nuk ndalet më në Bundesligë: fundos Stuttgart, arrin suksesin e katërt radhazi në Bundesligë dhe fluturon (për momentin) në +9 ndaj Borussia Dortmund të vendit të dytë. Kështu, kampionët e shumëfishtë të Gjermanisë arritën të kalojnë në avantazh në minutën e 40-të: Leroy Sanè  nisi kundërsulmin, duke pasuar në të majtë për Gnabry, i cili me tentativën e parë dha një goditje të pandalshme me të djathtën për Muller, portierin e Stuttgart.

Pjesa e dytë hapet ashtu siç kishte përfunduar e para: me golin e Gnabry. Në fakt, ndodh që numri 7, i servirur në zonë, nuk mendohet dy herë për të firmosur dyfishimi. Dopietë për të dhe një ndeshje e mbyllur për bavarezët. Por nuk ka mbaruar: Leëandoëski bën Bayern të fluturojë 0-4 në tre minuta (69′ dhe 72′), pak para golit të fundit të nënshkruar nga Gnabry, për tripletën e tij personal. Shtutgarti kthehet te humbja pas gati një muaji.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›