E Enjte, 5 Nëntor 2026

Bajerni nuk njeh pengesa edhe kur është me 10 veta

Edhe kur luan me dhjetë veta për gjysmën e ndeshjes, nuk mund ta ndalosh Bayern Munichun, që  vazhdon fillimin e mrekullueshëm të sezonit, duke fituar 3-1 në shtëpinë e Greuther Furth, takim i vlefshëm për javën e gjashtë të Bundesligës.

Thomas Muller dhe Joshua Kimmich shënuan me përfundime tipike të sakta në pjesën e parë, por tre minuta pas intervalit, për vendasit u krijua një mundësi kur Benjamin Pavard u ndëshkua me karton të kuq, duke i lënë bavarezët me dhjetë lojtarë

Greuther Furth krijoi disa raste, por Bayernin e shtoi epërsinë e tij më tej kur krosi i Kimmich u devijua në rrjetën nga Sebastian Griesbeck, nën presionin e Robert Lewandowski.

Mungesa e golit për numrin 9 të Bajernit, pa harruar dëbimin Pavard, ishte “njolla” e vetme e fitores së liderëve të Bundesligës, pasi ai nuk arriti të barazonte rekordin e Gerd Muller për të shënuar në 16 ndeshje radhazi në Bundesliga.

Greuther shënoi një gol në minutën e 88-të falë goditjes me kokë të Cedric Itten nga distanca e afërt, por kjo nuk mund të shmangte humbjen.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›