E Diel, 1 Nëntor 2026

Bajram Begaj në ceremoninë e betimit të presidentit të Malit të Zi

Bajram Begaj në ceremoninë e betimit të presidentit të Malit

Presidenti Bajram Begaj, mori sot pjesë sot në ceremonitë e inaugurimit të Presidentit të ri të Malit të Zi, Jakov Milatoviç.

Kreu i shtetit nënvizoi marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë që ekzistojnë ndërmjet dy vendeve.

Gjithashtu, duke iu referuar shembullit shumë të mirë që dy vendet kanë dhënë në kuadër të bashkëpunimit rajonal, Begaj, shprehu besimin se këto marrëdhënie do të forcohen e zgjerohen edhe më shumë gjatë mandatit presidencial të Presisidentit të ri Milatoviç.

“Si dy vende aleate në NATO dhe në proces negocimi për aderim në Bashkimin Evropian, dy vendet tona janë kontribuese aktive për paqen dhe sigurinë në rajonin tone, por jo vetëm”, u shpreh Begaj.

Kreu i Shtetit, vlerësoi rolin e rëndësishëm që ka luajtur faktori shqiptar në Malin e Zi, për stabilitetin, pavarësisë dhe të ardhmen euro-atlantike të këtëij vendi fqinj e mik, si dhe shprehu besimin se ky komunitet do të vijojë të ketë vëmendjen dhe mbështetjen e Presidentit Milatoviç dhe të institucioneve malazeze.

Gjatë vizitës atje, presidenti u takua me përfaqësues të komunitetit shqiptar me të cilët ndau dhe një foto në Facebook me mbishkrimin: Një kafe mes vëllezërish në Tuz.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›