E Martë, 3 Nëntor 2026

Bajrami: LDK, e hapur për takime që thirren nga presidentja Osmani

PRISHTINË, 8 maj/ATSH/ Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se janë të hapur për të marrë pjesë në ndonjë takim të ftuar nga presidentja Vjosa Osmani për zgjidhjen e krizës politike në vend.

Këtë koment ajo e bëri pas dorëzimit të kallëzimit penal ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti dhe ministrave në detyrë të cilët janë zgjedhur deputetë. Sipas saj, të njejtit kanë keqpërdorur detyrën zyrtare.

Deputetët e legjislaturës së nëntë janë betuar më 19 prill por ende nuk është arritur të bëhet konstituimi i Kuvendit.

Procesi ka ngecur të zgjedhja e kryeparlamentarit pasi Lëvizja Vetëvendosje në koalicion me Guxo dhe Alternativa nuk po mund t’i sigurojnë 61 votat për Albulena Haxhiun – e propozuar për kryetare të Kuvendit. /KosovaPress/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›