Bajrami urimet e politikaneve

Festën e Fiter Bajramit e kanë uruar, ashtu si ccdo vit edhe drejtuesit politikë të vendit. Me anë të një mesazhi, Presidenti i Republikës Bujar Nishani, i uron besimtarëve atë që ai e cilëson, festën më të madhe dhe më të bukur të myslimanëve.
“Le të na bëjë ky Bajram ta shohim botën dhe jetën me sytë e të dobtëve dhe të varfërve. Le ta mposhtim me mjete paqësore, me sakrifica si Ramazani dhe festa si Bajrami, kulturën e urrejtshme të sherrit, këtë rudiment të rrezikshëm trashëguar nga e kaluara diktatoriale. Nga thellësia e zemrës, ju uroj gjithë të mirat në këtë ditë të madhe. Le të jetë Dita e Bajramit një ditë e lumtur”, shkruan Presidenti Nishani në mesazhin e tij drejtuar besimtarëve myslimanë. Edhe Kryeministri Sali Berisha me anë të një statusi në rrjetin social Facebook, ka uruar besimtarët mysliman. “Nëpërmjet sakrificave të këtij muaji njerëzit përjetojnë më pranë vuajtjet e atyre që kanë mundësi më të pakta por njëkohësisht përjetojnë premtimin e Zotit që pas vështirësisë, sakrificës e cila qendron në themel të çdo arritje të njeriut, vjen lehtësimi, shpërblimi. Ndaj le të urojmë ne nga zemra që kjo ditë e shenjtë të sjellë shëndet, mbarësi, paqe, begati për të gjithë shqiptarët”, përfundon urimin e tij Kryeministri Berisha. Po përmes rrjeteve sociale, edhe Kryeministri i ardhshëm Edi Rama ka dërguar urimin e tij. “Te gjithe besimtareve myslimanë u uroj gezuar festën e Bajramit të Madh dhe mbarësia u priftë familjeve tuaja!”, shkruan Rama në Twitter. Ndërkaq, Kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli pasi ka uruar Kryetarin e Komunitetit Mysliman Shqiptar ka uruar dhe gjithë besimtarët. Ka qenë zv.kryeministri i ardhshëm, Niko Peleshi i shoqëruar nga Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe Ministrja e Integrim Klajda Gjosha, që kanë uruar besimtarët mysliman në emër të qeverisë së ardhshme. Në ambientet e Komunitetit Mysliman, krahas drejtuesve të komuniteteve të tjera fetare, kanë qenë të pranishëm dhe përfaësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë. / Top Channel