Bakojanis:Do të luftojmë racizmin

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Diskriminimin Racor, ministrja e Jashtme e Greqisë Dora Bakojanis me anën e një mesazhi ka theksuar se: "Është detyrë e globale e komunitetit të BE-së, për të luftuar praktikat dhe qëndrimet që ngjallin urrejtje dhe frikë, ndaj racizmit dhe tolerancës. Mbrojtja e të drejtave të njeriut, por edhe për demokracinë arrihet duke respektuar e luftuar stereotipat dhe paragjykimet intolerancės. Si parim themelor në zemër të politikës së saj, Greqia nuk do të ndali luftimet për mbrojtjen e dinjitetit njerëzor dhe të sigurisë" përfundon në deklaratën e saj z. Bakojanis. Siç dihet Greqia është kampione në BE, për sa i përket ksenofobisë dhe racizmit. Kjo politikë e gabuar ka ndikuar në drejtësinë që në burgjet e vendit 50 për qind e të dënuarve të jenë emigrantë. Sikur të mos mjaftojë kjo në këtë vend janë vrarë nga mekanizmi i shtetit ( policia) më shumë emigrantë se në asnjë vend tjetër të BE ( 140 shqiptarë dhe 4 të huaj. Për Start nga Athina Shpëtim Zinxhiria