E Diel, 1 Nëntor 2026

Balaj, Hyka dhe Sadiku, golat kuqezinj në Europë

Nuk luan minuta të plota, madje dje ka hyrë jo në fillim të pjesës së dytë, por në minutën e 69-të, por ka shënuar 2 gola. Fjala është për sulmuesin shkodran Bekim Balaj, që ka shënuar ashtu si patriotët e tij një ditë më parë, Salihi dhe Vajushi. Balaj ka shënuar golin e pestë dhe të gjashtë në fitoren 6-0, që skuadra e tij Jagellonia fitoi në fushën e vet përballë Ruch. Ka qenë goli i katërt dhe i pestë i shënuar këtë kampionat për Bekim Balajn, që në shtatë ndeshje, duke parë edhe minutazhin, është sulmuesi më produktiv në Poloni. Ndërkohë në Kupën e Zvicrës ka pasur edhe dy gola shqiptarësh. Hyka ka shënuar për Lucernën në fitoren e skuadrës së tij në transfertë. Ndërsa Sadiku i rikthehet golit me Luganon, por goli i tij ka qenë i vetëm në humbjen 1-3 përballë St.Gallenit të Ermir Lenjanit. Lorik Cana ka luajtur për 90 minuta në fitoren 3-0 të Lacios ndaj Kievos. (E.Ilnica/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›